Kosova tenton ta sigurojë vaksi*nën kundër koronavir*usit posa ajo të zbulohet

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar v*aksinën kundër koronaviru*sit, në momentin kur një vak*sinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë. Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vak*sina potenciale kundër koronavir*usit. Njëzetenjë vaks*ina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Vendet më të vogla dhe të varf*ra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vak*sinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSHja Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vak*sinat dhe Imunizimin). Deri më tani, 90 vende të var*fra i janë bashkuar këtij projekti, dhe 75 të pasura kanë shprehur qëllimin e tyre për ta financuar atë. Sipas OBSH-së, këto shtete së bashku përbëjnë 60 për qind të popullatës botërore.