Kosova solidarizohet me Ukrainën, Osmani: Kërkojmë përgjegjësi për krimet që po i kryen diktatori Putin

Organizata joqeveritare së bashku me institucionet e Kosovës kanë organizuar një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës dhe kundër agresionit rus.

Qytetarë të shumtë, ambasada të huaja, shoqëria civile dhe presidentja Vjosa Osmani i janë bashkuar marshit protestues në solidarizim për popullin e Ukrainës.

Osmani tha se ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës, rikthen memorien dhe plagët tek popullit të Kosovës.

“Ne qëndrojmë fuqishëm me popullin e Ukrainës siç kemi qëndruar përgjatë gjithë historisë tonë me popujt liridashës anë e kënd botës. Ajo çfarë po përjeton populli i Ukrainës në këto momente na rikthen kujtimet e plagëve e plagëve të rënda që janë shkaktuar mbi secilin qytetar të Kosovës gjatë viteve të 90-ta nga regjimi gjenocidial i Serbisë. Prandaj edhe jemi bashkuar botës demokratike jo vetëm për ta dënuar agresionin rus mbi Ukrainën por edhe për të kërkuar përgjegjësi për krimet qe po i kryen krimineli i luftës diktatori Putin”, tha Osmani.

Osmani tha se beson që është e bindur që do të triumfoj liria dhe demokracia dhe se rëndësishme është se zëri i tyre po dëgjohet në çdo kënd të botës.

“Institucionet tona kanë treguar gatishmëri që të gjitha ato kapacitete që i kemi dhe që kanë ndërtuar në ndërkohë për pritjen e refugjatëve nga Ukraina ti shfrytëzojmë… Kosova ka treguar gatishmëri që t’i jep mbështetje dhe mikpritje edhe gazetarëve nga Ukraina në mënyrë që ata jo vetëm të vendosen në Kosovë por edhe të vazhdojnë ta kryejnë punën e gazetarisë e raportimit këtu nga një vend u sigurte, pra nga Republika e Kosovës. Është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet në çdo kënd të botës, se çfarë ndodh kur diktatorët ledhatohen dhe se sa e nevojshme është ndihma e aleatëve tanë perëndimorë dhe shteteve të tjera paqedashëse në raport me popullin e Ukrainës”, u shpreh Osmani . /Telegrafi/