Kosova pranon donacion 1.5 milionë euro për të blerë teste PCR

Fondacioni “Soros” ka dhënë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Donacioni i radhës na vjen nga “Sorosi”, ka shkruar Zemaj, derisa ka shtuar se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit COVID-19. në Kosovë.
Zemaj shkruan se lajmin për donacionin nga fondacioni “Soros” është kumtuar nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit përShoqëri e Hapur (KFOS), Luan Shllaku.

“Donacioni i radhës na vjen nga ‘Sorosi’. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se fondacioni ‘Soros’ ka dhënë 1.5 milionë euro për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare. Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covidit-19. Gjithashtu falënderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke iniciuar atë.