Kosova po diskuton heqjen e vaksinave në kufij

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Temë diskutimi ishte rishikimi i masave antiCOVID.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Por, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Ky vendim pritet që nga Qeveria të miratohet gjatë vikendit.