Kosova ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tra*gjedisë në Tetovë

Pas tr*agjedisë në Tetovë, Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate. Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili është shprehur se me shpirt e mendje janë me Tetovën.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tr*agjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të vi*ktimave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.

Mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular në Tetovë shpë*rtheu zj*arri e i cili ishte fa*tal. Nga kjo humbën jetën dhjetëra persona dhe disa të tjerë u lënduan.
Prokuroria ka dhënë detaje duke thënë disa nga vi*ktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.