Kosova, ndër vendet më të sigurta në botë nga terr*orizmi

Terr*orizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019 vlerësoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe (Institute for Economics & Peace – IEP) në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terr*orizmit.

Vitin e kaluar 63 vende regjistruan të paktën një vd*ekje nga një su*lm terr*orist ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vde*kje nga terr*orizmi.

Kosova, Kroacia dhe Sllovenia së bashku me Islandën Portugalinë dhe Rumaninë janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terr*orizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria. Bosnja dhe Hercegovina thuhet se ka përjetuar rënien më të madhe të ndikimit terr*orist në krahasim me vendet tjera në botë.

Siguria në Ballkanin Perëndimor
Raporti thekson se rreth 6.8 milionë ar*më të lehta mbeten të depozituara në Ballkanin Perëndimor pas konfliktit të viteve 1990. Përveç rrezikut të shpërthimeve aksidentale në këto depo kri*mi i organizuar në rajon dhe kthimi i lu*ftëtarëve terr*oriste përmenden gjithashtu si një problem.

“Është e arsyeshme të shqetësohemi se këto ar*më mund të vidhen nga këto depo në mënyrë që të pajisen më shumë se një ushtri e vogël terr*oriste” tha raporti. Më tej thuhet se nuk është për t’u habitur që secili vend vendos përdorimin terrorist të eksplozivëve materialeve dhe ar*mëve të rrezikshme në vendin e parë në regjistrat e tij të rrezikut. Shumica e qeverive pretendojnë se mund të merren vetë me këtë rrezik por provat sugjerojnë se shumë prej tyre nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm.

Nitrati i amonit ruhet në sasi të mëdha në depo të mbrojtura dobët në shumë vende të tjera jo vetëm në Bejrut. Por besohet se ishte i nevojshme një shpërthim në Bejrut që disa qeveri të vendosnin të rishikonin pikëpamjet e tyre. “Bashkimi Evropian dhe jo vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë kryesisht për zgjidhjen e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta” thuhet në raport.

Bosnja dhe Hercegovina ka bërë përparimin më të madh në vlerësimin për vitin 2019 dhe ajo ka marrë pak më shumë vëmendje krahasuar me vendet e tjera në rajon, pasuar nga Austria dhe Suedia. Në përgjithësi që nga viti 2002, ndikimi i terr*orizmit në Bosnje-Hercegovinë është zvogëluar. Nga 24 sulme të regjistruara që nga viti 2002, asnjë nuk u është atribuuar grupeve të njohura terr*oriste.