Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri” dhe zbret e fundit në grup!

Kosova bie sërish, këtë herë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Skuadra dardane u mund në shtëpi nga Gjerogjia, duke parë tashmë dhe vendine fundit në grup. Goli i Vedat Muriqit me 11-metërsh nuk pati vlerë ndaj dy realizimeve të gjerogjianëve, të cilët shënuan nga një gol për pjesë, për të marrë fitoren e parë në këto kualfiikuese, e për të kaluar në renditje dhe skuadrën e Challandes, që tashmë e sheh veten në vendin e fundit.

Një pasiguri e portieri Aro Muric i kushtoi shtrenjtë Kosovës në minutën e 11-të, duke u ndëshkuar në mundësinë e parë që u krijua nga gjeorgjianët. Okriashvili u tregua vigjilent duke shënuar golin e avantazhit.
Dardanët të befasuar e patën të vështirë që të gjenin hapësira, për të shënaur golin e barazimit. Vetëm 6 minuta para fundit të pjesës së parë, Rashani ishte protagonist me mundësinë më të mirë për të realizuar. Celina harkoi saktë nga e djathta, duke gjetur 28-vjeccarin në qendër të zonës, i cili me të parën tentoi, por topi u ndal në vijën fatale nga një prej mbrojtësve gjeorgjian.

Me entuziazmin e shtuar, Kosova shtoi presionin. Pak momente pas rastit të Rashanit, Kvaratskhelia ndali në mënyrë të pa rregullt Rashicën, me gjyqtarin që ishte i bidnur për të sinjalizuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë, Vedat Muriqi solli gëzimin në shkallët e styadiumit “Fadil Vokrri”.

Në pjesën e dytë rastet konkrete munguan pavarësisht se dardanët ishin më kërkues dhe provuan që të shfrytëzonin shpejtësinë e Rashicës, por pa rezultat. Në të 75-ën Muriqi tentoi me kokë, por sërish nuk arriti të thyente portierin.

Gjerogjianët për minuta të tëra qëndruan në pritje, duke ruajtur momentin e duhur. Kur duheshin më pak se 10 minuta lojë nga fundi i kohës së rregullt, Davitashvil shënoi golin e dytë për skuadrën mike, pas një vendsoje jo të mirë të mbrojtjes kosovare.

Në të 90-ën Selmani shpërdori rastin e artë për Kosovën, por topi i goditur prej tij nuk përfundoi në kuadrat Rasti i fundit për dardanët që pësojnë një tjetër humbje, duke mbetur në kuotën e 4 pikëve.
Kjo disfatë i i kushton dhe zbritjen në vendin e fundit të grupit B skuadrws së Challandes. Ndeshja e fundit e dardanëve në këto kualifikuese do të jetë me në 14 nëntor ndaj Greqisë.