Kosova me tri mungesa të mëdha kundër Zvicrës


Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriq, nuk do të jenë të gatshëm për loje për ndeshjen ndaj Zvicrës.

Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës sonte në orën 20:45, në ndeshjen kualifikuese për ”Euro 2024”.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Pas një pune të kujdesshme mjekësore, fatkeqësisht ka rezultuar që futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriç nuk do të jenë në gjendje të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Primozh Gliha në këtë sfidë të rëndësishme”, ka shkruar FFK-ja.

Rashica e Krasniqi kanë marrë lëndime, ndërsa portieri Muriq është i sëmurë, ka shtuar tutje FFK-ja në njoftim.

Në fitoren ndaj Izraelit, edhe sulmuesi Vedat Muriqi mori lëndim të rëndë. Sulmuesi i Mallorcas mund të mos luajë më në këtë vit.