Kosova me kushte të plotësuara, por BE-ja do liberalizim vizash për Katarin e Kuvajtin

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka njoftuar se kanë propozuar që të hiqen vizat për qëndrim të shkurtër në BE për Katarin dhe Kuvaitin. Schinas ka thënë se propozimi vie si rezultat i suksesit të qeverive të këtyre vendeve në arritjen e reformave.

“Sot ne po propozojmë udhëtimin me qëndrim të shkurtër pa viza në BE për qytetarët e Katarit dhe Kuvajtit. Ky është rezultat i suksesit të jashtëzakonshëm të të dy qeverive në arritjen e reformave të gjera dhe pasqyron intensitetin dhe thellësinë në rritje të marrëdhënieve të BE-së me të dy vendet”, ka thënë Schinas.

Në anën tjetër, Kosova mbetet vendi më i izoluar në Evropë, pasi BE-ja vazhdo të mos i liberalizojë vizat përkundër përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës.