“Kosova është Serbi, Madeleine digju në ferr”- parullat e protestës në Beograd

Kanë kaluar 23 vite nga ndërhyrja e NATO’s në Kosovë dhe serbët në Beograd tani janë duke zhvilluar një protestë, kundër Kosovës, dhe madje pro Rusisë

Parullat e kësaj proteste kanë qenë të ndryshme ndër to edhe “Kosova është Serbi”. Me ulërima të mëdha është thirrur edhe emri i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright e cila vdiç ditën e djeshme

“Madeleine digju në ferr” ishin disa nga pankartat e protestuesve në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.