Kosova ende pa përgjigje për ekstradimin e Afrim Ismailoviqit

Kosova ende pa përgjigje nëse do ta ekstradojë Afrim Imailoviqin. Edhe pse autoritetet e Maqedonisë dhanë garancione se Afrim Ismailoviq, i dënuar me burg të përjetshëm në procesin “Monstra” për vr*asjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovit, do të dë*nohet me prani, Kosova ende nuk është përgjigjur pozitivisht në kërkesën për ekstradimin e të dë*nuarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Aleksandar Vidinovski deklaroi se ana kosovare ka kërkuar garancione se nëse Ismailoviq ekstradohet në vend, do të ketë gjykim të sërishëm.
“Ato garancione gjykata i dha, edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe para dhjetë ditëve janë dërguar. Ende nuk ka përgjigje nga ana kosovare”, konfirmoi Vidinovski.

Ai theksoi se deri te autoritetet kosovare është dërguar informacion se gjithçka që u nevojitet si garancion, dëshmi, përkthim i gjykimit, do t’u dilet në ndihmë me qëllim që Ismailoviq të kthehet në vend.
“Ministri i Drejtësisë do të ndërmarë gjithçka që duhet dhe do të insistojë që personi Afrim Ismailoviq të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut”, shtoi Vidinovski.