Kosova e para me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 në Evropë përgjatë 14 ditëve të fundit

Sipas një statistike të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive Kosova qëndron e para në tabelë me një mesatare prej 124 rasteve të reja në 100 mijë banorë.
Kjo statistikë është bërë përgjatë 14 ditëve të fundit.
Në këtë janë përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe ato të Ballkanit.

Sipas tabelës, pas Kosovës numrin më të madh të rasteve ka Mali i Zi, pastaj Luksenburgu Maqedonia e Veriut etj.
Të mërkurën janë konfirmuar edhe katër vde*kje dhe 119 raste të reja me COVID-19, në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, numri i vik*timave ka shkuar në 112 ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5237.