Koordinimi i masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe fuqizimi i lidhjeve mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut në kushtet e reja të krijuara nga pandemia, ishin çështjet që janë diskutuar në një bisedë telefonike mes kryeministrave të vendeve.
Sipas njoftimit nga kryeministria në Maqedoni, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, kanë biseduar për ristartimin e ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Njoftimi i Qeverisë së Maqedonisë thotë se të dy kryeministrat kanë theksuar edhe nevojën për integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal.