Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut pritet që së shpejti të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.
Kështu tha ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski.
Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidhë me Kosovën.
Abarashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Abrashi tha se në mbledhjen e përbashkët të qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që do të mbahet do të arrihen disa marrëveshje e ndër to edhe ajo për krijimin e pikës kufitare të përbashkët.