Kosova del në përkrahje të Izraelit, akuzon Hamasin që po mban Palestinën në luftë

Shteti i Kosovës ka dal me një qëndrim në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.

Minsitria e Jashtme përmes një postimi ka dal në përkrahje të Izraelit.

Në një postim që e ka bërë në Tëitter, MPJ ka akuzuar Hamasin që po mban civilët palestinezë në luftë.

“Sikurse çdo shtet, Izraeli ka të drejtë dhe obligim që të mbroj njerëzit nga 2000 e më shumë raketa të gjuajtura mbi civilë nga Hamasi, që po mban civilët palestinezë në luftë. Ne lutemi për të gjithë viktimat. Ne kërkojmë që të ndalohet dhuna dhe të gjendet një zgjidhje paqësore”, ka shkruar MPJ./Indeksonline/