Kosova blen rezidencë të re 7.4 milionë euro për selinë e ambasadës në Londër

Kosova po e zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë prej 6.5 milionë funtesh në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Siç bën të ditur “The Telegraph”, marrëveshjen për blerjen e kësaj rezidenceje e ka marrë përsipër ambasadori i vendit, Ilir Kapiti, me organizim të Beauchamp Estates.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, është e ndërtuar nga një sërë dhomash të mëdha në katin përdhesë dhe të parë, tavane dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës kosovare synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën John në Holborn. /Reporteri.net/.