Koronavriusi/ Salvini kërkon që Evropa të shpallet ‘zonë e kuqe’: Sa më parë të mbyllet Shengeni…

Sa më parë të mbyllet Shengen aq më mirë është”, kjo ka qenë deklarata e fortë e bërë sot nga lideri i Partisë opozitare në Itali Matteo Salvni.

“Çdo ditë e humbur, sjell të vdekur më shumë, sa më shpejt të mbyllet lëvizja Shengen aq më shumë kujdes do kemi në kufijtë. Duhet anuluar Traktati Schengen”, tha ai.

Matteo Salvini ndër të tjera është shprehur gjithashtu se Partia e tij është përgjegjëse e bashkëpunëtore me qeverinë por nuk do pranojë të bëhet bashkëfajtore në një situatë të tillë që po i del nga duart qeverisë.

“Kapërcimi i mbi 100 viktimave e bën situatën tragjike”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka deklaruar sot se “nëse do jetë e nevojshme, jemi gati për zgjedhje më kurajoze me masa më të forta ndaj atyre që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë”.

Ndërkohë numri i të vdekurve në Itali sa vjen e rritet. Deri më tani janë shënuar 1.016 të vdekur dhe mijëra të tjerë të infektuar.