Koronavirusit i ndryshoi ngjyrën e lëkurës, vdes pas pesë muajsh beteje doktori kinez

Dr Hu Weifeng, i cili punonte në spitalin e Vuhan Hospital, u bë i njohur në të gjithë botën kur trajtimi që iu dha kundër koronavirusit bëri që lëkura e tij të bëhej ngjyrë e errët.

Sot autoritetet kineze njoftuan se Weifeng ka vdekur pas një beteje pesë-mujore me koronavirusin.

Dr Hu Weifeng u prek nga Covid-19 në janar teksa po trajtonte pacientët në spitalin e Vuhan.

Ai ishte duke u trajtuar në shtrat prej më shumë se dy muajsh, para se të vdiste sot.

42-vjeçari dhe kolegu i tij Dr Yi ishin në faqet e para të gazetave kur lëkura e tyre ndryshoi ngjyrë prej asaj që u raportua si dëmtim i mëlçisë, që shkaktoi disbalancim hormonal.

Mediat vendase raportonin se ish-urologu kishte vdekur nga komplikacionet e shkaktuara prej Covid-19.

Burimet thonin se ai kishte rënë në koma që prej një hemoragjie cerebrale më 22 prill.

Ndërsa kardiologu Dr Yi, ishte vendosur në një makineri asistuese për 39 ditë, derisa nisi të tregonte shenja përmirësimi.
Të mbijetuarit e koronavirusit janë paralajmëruar se mund të pësojnë dëmtime afatgjata të organeve prej pandemisë.

Kardiologu amerikan Dr Harlan Krumholz, tha për Los Angeles Times: “Covid-19 nuk është vetmë një çrregullim respirator. Ai mund të prekë zemrën, mëlçinë, veshkat, trurin, gjendrat endokrine dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.”