Koronavirusi shumë shpejtë po bën progres, manifestim të tillë s’kanë parë mjekët deri më tani

FILIPÇE: SITUATA MUND TË PËRKEQËSOHET BRENDA DISA ORËVE, VMRO-DPMNE KËRKON DORËHEQJE NGA FILIPÇE
Shtohet numri i pacientëve me gjendje të rëndë, ata mjekohensipas standardeve dhe mjekët bëjnë gjithçka për t’i shëruar, por për shkak të pasqyrës së rëndë klinike dhe manifestime të cilatnjë pjesë e mjekëve nuk i kanë parë deri më tani, një pjesë e pacientëve nuk mund të shërohen. Kështu ka deklaruar Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili tha se fatkeqësisht raste të tilla ka shumë edhe tani dhe shumë pacientë janë në gjendje të rëndë.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Për fat të keq kemi edhe tani edhe sot, shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë. Edhe përskaj masave të marra, fatkeqësisht tek disa pacientë mjekimi nuk ka efekt. Ka pasqyrëklinike dhe manifestime të cilat vërtet deri më tani një pjesë e kolegëve, veçanërisht ekspertët e fushës së pulmologjisë dhe mjeksisë infektive, nuk kanë parë. Manifestim të mushkërive të bardha, të gjakut, që thjesht nuk I përgjigjen terapisë. Përsëri do të theksoj, spitalet janë të mbingarkuara, por me këtë sistem ne sigurojmë numër tërësisht të madh të shtretërve.“

Pikërisht për arsye të manifestimit të rëndë të virusit, Filipçe thase ka raste kur pacientët e rinj të cilët edhe përskaj mungesës sëkomorbiditeteve, humbin betejën me KOVID 19-tën, pasi situatau përkeqësohet brenda disa orëve. Ai nënvizoi se edhe përskaj tëgjitha përpjekjeve fatkeqësisht jetët e disa pacientëve nuk mund të shpëtohen. Raste të tilla janë vërejtur gjithandjen nëpër vendetë tjera.

Lidhur me rritjen e numrit të vd*ekjeve opozita pro*teston para godinës së MSH-së. Dafina Stijanoska nga VMRO-DPMNE e filloi pro*testën e saj me një minutë heshtje oër 3,360 të vd*ekurve. Pro*testuesit kërkuan dorëheqje nga Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ata theksojnë se përgjegjës për rritjen e numrit të vd*ekjeve është pikërisht ministri.

Dafina Stojanoska, anëtare e VMRO-DPMNE-së
“Dyshja Zaev Filipçe dje e tejkaluan vetëveten nëpakujdesi për qytetarët e vet, dhe me helikopter zbritën nëPrilep. Kjo aventurë e tyre kushton rreth 4000 euro ndërsa pakujdesia dhe mungesa e punës së tyre, kushton mbi 132 mijëtë infektuar dhe afro 4000 të vd*ekur. A nënkupton se këto rreth 4000 euro që I shpenzuan për shëtitjen e tyre duhet të jenë simbolika për këto rreth 4000 të vd*ekur.
Gjatë ditës së djeshme numri I vd*ekjeve shënoi rekord të ri, 50 persona humbën betejën me virusin brenda 24 orëve.