Koronavirusi: Shkon në 55 numri i rasteve të konfirmuara në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka konfirmuar 55 persona të prekur dhe një i vdekur nga koronavirus deri me tani.

Bëhet e ditur se 3 nga personat e prekur me koronavirus janë në terapi intensive, ndërsa 8 nga të prekurit janë personal shëndetësor.

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 38 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.

Silva Bino, përgjegjëse e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP u shpreh se pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19.