Koronavirusi, shërohet pacienti zero në Shqipëri!

Një lajm i mirë vjen këtë mbrëmje nga spitali infektiv në Tiranë, ku mësohet se pacienti zero ka dalë negativ në testin e parë për koronavirusin.
Babë e bir, dy të infektuarit e parë nga koronavirusi, duket se janë shëruar plotësisht nga virusi që ka paralizuar të gjithë botën, përfshi dhe Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë thotë se shkon në 3 numri i të shëruarve në Shqipëri nga koronavirusi, përfshi dhe pacientin e cili u rikthye sot në shtëpi.

POSTIMI I MINISTRES:

Një tjetër lajm i mirë??
Edhe pacienti 0️⃣ sapo është konfirmuar negativ??
Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3️⃣ pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi??
Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit?
#JeniMëTëMirët?

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/911580725964645