Ministria e Shëndetësisë raporton se një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me Covid-19 pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.
“Pavarësisht ndihmës së menjëherëshme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 66-vjeçari është viktima e tetë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila mbërriti pasdite në Spitalin Infektiv, në gjendje të rëndë.