3 të vdekur dhe 74 të infektuar nga CoVid-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në vend. Viktimat janë nga Shkupi, Manastiri dhe Demir Hisari, duke e quar në 500 shifrën e pacientëve, të cilët ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë. Nga ana tjetër numër dyshifror të të infektuarve kemi pas thuajse pas një muaji. Për herë të fundit më 6 korrik ishin shënuar 78 të infektuar me Covid-19. Megjithatë edhe numri i testeve është i vogël në 24 orët e fundit, respektivisht 689.
90 është numri i të shëruarve sot, të cilët e rritën shifrën në gjithsej 6972 pacientë që kanë lënë pas sëmundjen e shkaktuar nga Virusi Korona. Sipas vendbanimeve, kryeqyteti renditet e para.
Deri më tani në vend janë realizuar mbi 106 mijë teste për CoVid-19, prej të cilëve 10,49% kanë rezultuar pozitiv. Numri i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 11,128, prej tyre aktualisht 3,656 raste janë aktive./Adnan Qaili