Koronavirusi/ Rama: Jemi gati të përballemi…

Pas shpërndarjes së koronavirusit në Itali, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë fjalën e Drejtueses së departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ku thekson se në vendint tonë nuk ka persona të prekur me koronavirus.

Rama shprehet në reagimin e tij që mos bien pre e lajmeve të rreme, ndërsa deklaron se Shqipëria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u përballur me koronavirusin

Reagimi

?KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

?TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

?MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË./ Opinion.al