Koronavirusi, prodhohen në Itali kasketat që mund të shpëtojnë shumë njerëz


Në ndihmë të spitaleve në Itali, për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi, po përdoren masa alternative, ku në Lombardi kanë mbërrdo të përdoren kasketat e oksigjenit për pacientët e prekur.
Pikërisht për shkak të numrit në rritje të të prekurve ku deri më tani 197 janë viktima, situata mund të dalë nga kontrolli dhe shtretërit mund të mos mjaftojnë.

Në Lombardi, i cili rezulton të jetë edhe rajoni më i prekur nga koronavirusi, për ta bërë më pak kaotike situatën, do të përdoren kasketa për frymëmarrjen. Kjo masë do të përdoret tek pacientët e prekur, por që nuk kanë nevojë për terapi intensive, ose thënë ndryshe, më pak rëndë.
Do të jetë kompania italiane ‘Harol’ me seli në San Donato të Milanos, ajo që do të prodhojë kasketat speciale të cilat do të jenë të pajisura me oksigjen.

Kosotja e tyre mendohet të variojë rreth 1 mijë euro. Pacientët të cilët do të vendosin kasketa të tilla, mund të qëndrojnë në spital, pa rrezikusr që t’ia ngjisin virusin personave të tjerë.
Ndërsa për pacientët në gjendje më të rëndë do të ndiqen procedurat standarde të intubimit.