Koronavirusi prek edhe Hezbollahun izolohet lideri i saj

Virusi kinez i emëruar si koronavirus ka prekur edhe disa pjesëtarë të “Hezbollahut”. Siç raporton Channel 13, disa pjesëtarë të kësaj organizate janë vendosur në karantinë pasi janë infektuar me koronavirus, shkruan Jerusalem Post.

Ndërkohë lideri i “Hezbollahut”, Hassan Nasrallah, është izoluar për ta parandaluar infektimin e tij me koronavirus.

Ndërkohë ka raportime që edhe vetë Nasrallah është infektuar.

Sipas këtij mediumi dyshohet se zyrtarët e “Hezbollahut” janë prekur nga koronavirusi pas kontakteve që kanë pasur me një delegacion iranian të cilët kanë rezultuar pozitiv të infektuar me virus.