Koronavirusi po e humb forcën shkatërruese, studimi i ekspertëve italianë jep të dhëna për këtë

Një studim i realizuar nga një grup ekspertësh në Itali, kanë konstatuar se pacientët e prekur me coronavirus që ishin testuar në spital për COVID-19 gjatë muajit maj, kanë pasur me pak “copëza” të virusit sesa ata që ishin testuar një muaj më herët.

Teorinë e tyre e ka mbështetur një mjek italian, i cili gjatë muajit të kaluar tha se “virusi klinikisht më nuk ekziston në Itali”.

Me këto deklarata ai është shprehur i bindur se virusi në organizimin e njeriut më nuk po përhapet me shpejtësi të madhe siç ka vepruar muaj më parë, duke treguar qartë se ka humbur forcën shkatërruese.

Alberto Zangrillo, kreu i repartit të kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano të Italisë, tha se pretendimet e tij do të botohen së shpejti në bashkëpunimin me shkencëtarin Massimo Clementi.

Një pjesë e studimit të tyre tashmë është publikuar dhe sipas tyre virusi nuk ka pësuar mutacione të mëtejshme tek pacientit – që është një tregues se nuk është më vdekjeprurës në atë përqindje që ishte muaj më parë.

Ata kanë analizuar mostrat e marra nga 200 pacientë në spitalin San Raffaele, ku gjysma prej tyre që ishin trajtuar në prill (koha kur konsiderohej piku i pandemisë në Itali) dhe gjysma tjetër në maj – tregojnë dallimet e mëdha.

Ata që u trajtuan në prill ishin shumë më të rrezikuar nga virusi që përhapej me shpejtësi më të madhe, ndërsa ata në maj ishin më rezistent – duke treguar se virusi ka humbur forcën shkatërruese.