Koronavirusi në Shqipëri, publikohen shifrat ditore

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 650 testime dhe janë konfirmuar prej tyre 143 raste të reja. Ndërsa numri i të shëruarve raportohet të jetë 51.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalet Covid në vend janë momentalisht të shtruar 119 persona, prej të cilëve 14 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.