Koronavirusi në Shkup, bie numri i rasteve aktive në Çair

Në territorin e vendit tonë sipas statstikave të fundit ka 3475 raste aktive më Covid-19 më shumë raste ka Shkupi respektivisht 1793 raste aktive. Në territorin e kryeqytetit vazhdon të prin komuna e Çairit por për dallim nga dy javët e kaluara ku numri i rasteve aktive ishte mbi 400 sipas autoriteteve shëndetësore kjo komunë për momentin numëron 293 raste aktive me koronavirusin e ri.

Pas Çairit raste aktive me Covid-19 ka në Gazi Babë ku ka 199 raste aktive Karposh 148 Aerodrom – 147 Komuna Qendër 144 Butel – 139 Saraj – 118 Studeniçan 109 Gjorce Petrov – 108 Kisela Vodë – 101 Shuto Orizarë – 80 Haraçinë – 40 Ilinden – 22 Petrovec – 20 Çuçer Sandevë – 10 Sopishte – 11 she Zelenikovë – 15.

Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut numëron edhe 9 të shtetas të huaj të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 si dhe 80 raste aktive të pacaktuara sipas komunave.