Koronavirusi në Maqedoni, ja sa përqind më pak qytetarë në kafene dhe restorante

Google përmes telefonave celularë ka bërë analizë se ku qytetarët kanë lëvizur më shumë gjatë karantinës në dyzetë ditët e fundit, gjegjësisht në cilat vende kanë qenë para dhe pas shpalljes së pandemisë të sëmundjes infektive Kovid-19.

Për 74% më pak i kanë vizituar kafenetë dhe restorantet. 69% e njerëzve janë më pak të pranishëm në transportin publik, 51% në vendet e punës, kurse rritje ka vetëm kategoria për qëndrimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre – 18%.

“Dyqane dhe rekreacion”, ku pas krizës shëndetësore është regjistruar rënie prej 74% të lëvizjes së qytetarëve. Kjo kategori i përfshin: restorantet, baret, qendrat tregtare, muzetë, bibliotekat dhe kinematë.

-Në vendin e dytë sa i takon rënies janë “stacionet transitore” me ulje prej 69% të lëvizjes së qytetarëve në këto vende. Në këtë kategori përfshihen: transporti publik, stacioni i autobusëve dhe stacioni i trenave.

-Për shkak të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë, ulje të madhe ka edhe në të dhënat për shkuarje në punë. Atje Google ka regjistruar ulje prej 51% të lëvizjes së qytetarëve të Maqedonisë.

-Rënie prej 44% ka edhe në vizitat e parqeve, kurse rënia më e ulët prej 41% është në kategorinë e cila i përfshin dyqanet për ushqim dhe barnatoret.

-Logjikisht, kategoria e vetme e cila ka rritje pas krizës shëndetësore me koronavirus është kategoria “objekte banimi”, ku është regjistruar rritje prej 18% në krahasim me situatën para se të sillen masat kufizuese.

Google publikoi të dhëna për 131 vende dhe rajone, me qëllim që të tregohet se si masat e ndryshme në shtete të ndryshme ndikojnë mbi qarkullimin e njerëzve gjatë pandemisë me koronavirus.