Edhe 194 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Gjithsej në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 194 kanë rezultuar pozitive.
Kështu, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 7846 nga 35570 persona të dyshimtë sa janë testuar, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Përveç rasteve të reja pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 138 pacientë, duke e zbutur bilancin negativ, pasi numri i të shëruarve ka shkuar në 4267 raste, ndërsa ato aktive janë 3383.
Bazuar në raportet ditore, 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Prej tyre, 419 janë konfirmuar me Covid-19, ku 369 janë në oksigjenoterapi.
Nga numri prej 419 pacientëve, 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.
Në klinikat QKUK-së, ka 262 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar pozitiv, kurse në spitalet e përgjithshme 341 pacientë, ku 205 janë të konfirmuar si Covid-19.