Koronavirusi në Klinikën e Shkupit, izolohet personeli mjekësor

Pasi që më është konfirmuar rasti i drejtoreshës së Klinikës së Dermatologjisë, e cila është infektuar nga Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër nëpërmjet të cilit u kërkohet që mjekët e Klinikës së Dermatologjisë të izolohen në karantinë shtëpiake.

Mjekët nga kjo klinikë, shprehen të mllefosur ndaj drejtoreshës, që sipas tyre nuk ka respektuar rregullat mjekësore. Ato përveç që kanë kërkuar dorëheqjen e saj kërkojnë që e njëjta të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Ndryshe mjekët do të qëndrojnë në izolim shtëpiak për 14 ditë.