Koronavirusi në Kinë/ Doktoresha “bodybuilding”: Do bëj gjithçka për të fituar këtë betejë!

Juan Herong, një vajzë nga Kina që merret me “bodybuilding”, po lufton krahë të gjithë doktorëve të tjerë në provincën Shandong të Kinës, për ti bërë ballë koronavirusit vdekjeprurës, që ka marrë deri më tani 724 jetë njerëzish dhe rreth 35 mijë janë të infektuar.

Yuan Herong është kampionia “budybuilder” më e njohur e momentit në Kinë për momentin, kjo jo vetëm për shkak të formave të saj trupore dhe tiparet e saj si një kukull “barbie”, por sepse ajo praktikon gjithashtu mjekësinë tradicionale kineze dhe punon në një klinikë në Kinë.

Ajo gjendet kudo në “fushëbetejën” kundër shpërthimit të koronavirsit me origjinë në Wuhan, vend i cili është 1.000 km larg nga ku ajo jeton. Ajo shprehet se është e gatshme për të luftuar me virusin për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Unë jam një doktoreshë, duhet të jem aty, në radhë të parë dhe të bëj çmos për të ndihmuar në parandalimin e kësaj epidemie”, shprehet 30-vjeçarja.