Koronavirusi në Itali, 161 viktima dhe 665 raste të reja 24 orët e fundit


Italia vazhdon të regjistrojë viktima e raste pozitive me COVID-19. Kryeministri Giuseppe Conte i ka bërë thirrje qytetarëve italianë të tregojnë kujdes e të evitojnë festat e grumbullimet.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 161 viktima dhe 665 raste pozitive më shumë. Persona aktivë të infektuar me koronavurs janë 62,752.

Nurmi i përgjithsëm i viktimave është deri më sot ka kapur shifrën e 32,330 personave ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë ka arritur në 227,364 persona.

Në rritje është çdo ditë edhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Itali. Dita e sotme ka regjistruar 2,881 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 132,282.

Në repartet spitalore numri i pacientëve është reduktuar në 9,654 e në repartet e terapisë intesive janë të shtruar 676 pacientë.