Koronavirusi: Kontrolle në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

Pas raportimeve se gjashtë perona kanë pësuar nga koronavirusi në Italie, autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës janë duke ndërmarrë masa.

Klan Kosova ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë duke zhvilluar kontrollet në këtë pikë.

“Në pikën kufitare të Morinës edhe sot po qëndrojnë ekipet mjekësore të cilat janë angazhuar nga shteti Shqiptar.”
“Kjo po bëhet pas raportimit për rastet me koronavirus në Itali, me ç’rast janë aktivizuar ekipet mjekësore nëpër të gjitha pikat kufitare për t’i kontrolluar udhëtarët që po kalojnë”.

“Ende nuk ka ndonjë informacion nga Policia e Kosovës nëse ka kaluar ndonjë qytetar në këtë pikë i cili ka ardhur nga Italia”.