Koronavirusi i merr jetën pacientit 27 vjeçar nga Likova

Mëngjesin e sotëm një 27 vjeçar ka humbur jetën nga virusi korona. I riu nga Komuna e Likovës është një prej viktimave më të reja në moshë që ka humbur betejën me këtë virus. Institucionet shëndetësore kanë informuar se 27 vjeçari, i cili është dërguar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka vuajtur nga sëmundje kronike. Viktima paraprakisht ishte kuruar për 6 ditë në shtëpi, nën vëzhgim të mjekut amë, më pas është shtrirë në repartin infektiv në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë, prej ku për shkak të komplikimit të gjendjes shëndetësorë e kanë transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.