Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur, Mihal Kerci, i cili ishte njëherësh dhe kryetar i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive. Kerci ndodhej prej disa ditësh në gjendje të rëndë, dhe duket se nuk ka mundur të qendrojë në jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ditë zije për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare, ndërkohë që numri i mjekëve shqiptarë që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 25. Shehu shkruan se Kerci u mungon sot të gjithëve, ndërsa reparti i anestezi-reanimacion ka humbur sot një prej kolonave të tij.
“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci! Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare! Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!
Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor. Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!
Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona…. Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi. Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij! Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu.