Koronavirusi godet më të pasurit, ja sa miliarda dollarë janë humbjet

Epidemia e koronavirusit ka marrë jetët e më shumë se 3 000 njerëzve, ndërsa këtë javë për shkak të tij 500 njerëz më të pasur në botë kanë humbur gjithsej 444 miliardë dollarë.
Siç pretendon Broomberg, frika nga virusi ka zvogëluar për 30 miliardë pasurinë e kombinuar të tre personave më të pasur në botë, themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, bashkëthemeluesit të Microsoftit Bill Gates dhe kryesuesit të kompanisë LVMH Bernar Arno.

Personi i 25 më i pasur në botë, drejtori i Teslas Ilon Musk ka shënuar një prej humbjeve më të mëdha javore në shumën prej 9 miliardë dollarë. Në listë është edhe themeluesi i Facebookut Mark Zuckemberg i cili ka humbur madje 6 miliardë dollarë.

Aksionet globale kanë rënë të premten, gjë që ka shënuar rënie javore më të madhe globale prej krizës financiare të vitit 2008, sepse janë rritur brengosjet se përhapja e virusit mund ta shkretoj ekonominë botërore.

Rënia e ekonomisë në Kinë mund të shkaktojë rënie prej 6 për qind në bruto prodhimin vendor në tremujorin e parë. Aktiviteti i sektorit të prodhimit kinez në shkurt ishte në nivelin rekord të ulët për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Sipas raportit të Ministrisë turke të Bujqësisë dhe Pylltarisë, COVIC 19 mund të shkaktojë ngadalësimin e industrisë së tekstilit dhe të veshjes në këtë vend i cili është eksportuesi i madh i brendeve botërore.
Kjo mund të shtyjë që këto brende ta rrisin rëndësinë e kultivimit të pambukut në Turqi.