“Koronavirus”, dy burra dhe një grua nga Maqedonia në anijen e bllokuar në Japoni

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Tokio ka rënë në kontakt me tre shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen në anijen “Diamond Princess”, në Jokahama, Japoni.

Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, anëtarë të ekipit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.