Koreja Jugore shf*arosi 6,1 milionë shpezë për shkak të paraqitjes së gripit të shpendëve

Koreja e Jugut ka shfarosur 6.1 milionë shpendë në të gjithë vendin si pjesë e masave për kufizimin e përhapjes së gripit të shpendëve patogjen H5N8, pasi u konfirmuan 18 raste të virusit në fermat në të gjithë vendin, kumtoi Ministria koreane e Bujqësisë, Ushqimit dhe Çështjeve Rurale.

Sipas agjencisë së lajmeve Jonhap, janë shf*arosur katër milionë pula dhe 1.2 milionë thëllëza, konform ligjit të vendit, sipas të cilit shpendët në rreze prej tre kilometrave nga fermat e ekspozuara ndaj virusit, duhet të shfarosen.

Në fund të tetorit, vendi aziatik regjistroi raste të reja të gripit H5N8 në zogj të egër, për herë të parë që nga viti 2018. Deri më tani, janë zbuluar 29 raste të gripit tek shpendët e egër.
Përveç Koresë së Jugut, gripi i shpendëve është konfirmuar kohët e fundit në Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Belgjikë.