Kopshti zoologjik në Kinë i lyente qentë për t’i bërë të dukeshin si arinj panda

Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua duke lyer qentë për t’u ngjarë pandave.

Kopshti zoologjik Taizhou në provincën Jiangsu i kishte reklamuar pandat si një nga atraksionet e tyre kryesore, por duke mos pasur panda të vërteta, ata vendosën të maskonin këlyshët chow chow duke shkurtuar dhe lyer gëzofin e tyre.

Vizitorët bënë foto dhe video, duke i shpërndarë në rrjetet sociale. Kopshti zoologjik tarifonte të rriturit 20 juanë (3,75 dollarë) dhe fëmijët 10 juanë (1,87 dollarë) për hyrjen.

“Ne nuk kemi panda në kopshtin zoologjik, kështu që ne donim ta bënim këtë. Njerëzit lyejnë edhe flokët e tyre. Boja natyrale mund të përdoret për qentë me lesh të gjatë.”

Kjo është për të shtuar argëtimin në kopshtin zoologjik dhe për të rritur trafikun e vizitorëve,” thanë ata. “Nuk bëhet fjalë për një racë specifike, por për një qen të përkëdhelur që sillet si një ari. Është një qen panda. Ky term përdoret shpesh për të përshkruar qentë që janë të prerë në një model specifik ose të lindur me ngjyrë leshi që i ngjan një panda.”- tha përfaqësuesi i kopshtit.

Pavarësisht përpjekjes së kopshtit zoologjik për të ofruar një tërheqje unike, qasja e tyre ka ngjallur kritika të shumta.