“Dje ishte dita më e vështirë për të gjithë punonjësit e kopshtit zoologjik të Shkupit. “Papritmas, në moshën 44 vjeçare, kolegu ynë i dashur dhe i respektuar i kopshtit zoologjik Riste Trajkovski u largua nga ne”, njoftoi sot Kopshti Zoologjik i Shkupit.
Nga aty thonë “Riste ishte punëtor, i preferuar mes kafshëve dhe fotografitë e tij të lidhjes me gjirafat bënë xhiron e botës”.
Qoftë e ndritur rruga juaj, pushoftë në paqe koleg, dhe ngushëllime familjes nga i gjithë ekipi i kopshtit zoologjik të Shkupit”, thuhet në njoftim.
Kopshti zoologjik – Shkup thotë “për ta bërë tragjedinë edhe më të madhe, rreth orës 16:00 na humbi edhe Floppy-n tonë – një nga tre gjirafat për të cilat u kujdes Riste. Stafi bëri të pamundurën për ta shpëtuar, por me gjithë përpjekjet më të mira, Floppy shkoi në parajsë së bashku me Riste tonë.
“Procedurat dhe veprimet ligjore janë respektuar dhe janë në vazhdim e sipër, sapo të kemi rezultate zyrtare nga autopsia e Floppy-t do të njoftohet menjëherë i gjithë opinioni”, thanë ata.