Kopshti zoologjik destinacioni nr.1 i qytetarëve! Mbi 4000 vizitorë gjatë fundjavave, problem parkingu (VIDEO)


Parku i Qytetit dhe Kopshti Zoologjik mbeten destinacionet më të vizituara të qytetarëve gjatë fundjavave. Prapa meje mund të shihen edhe radhët e gjata të qytetarëve që presin për hyrje në kopshtin zoologjik.

Vizitorët janë nga qytete të ndryshme, ndërsa një numër i konsiderueshëm vijnë edhe nga Kosova. Qytetarët që vijnë nuk ankohen për radhën e gjatë që presin, por për mungesën e parkingut. Sipas tyre numri i vizitorëve është tejet i madh, ndërsa numri i vend parkimeve i vogël.
Ndryshe, TV21 jozyrtarisht mëson se mbi 4000 qytetarë vizitojnë Kopshtin Zoologjik në Shkup vetëm gjatë fundjavave.