Qeveria tashmë ka publikuar listën e përfituesve të vauçerëve për turizëm. Qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë fitues të vauçerit për turizëm vendas me vlerë 6,000 denarë përmes uebfaqes www.domasiedoma.gov.mk.
Masa parashikon që të gjithë qytetarët e punësuar që kanë të ardhura që nuk kalojnë më shumë se 15.000 denarë në muaj, të marrin vauçerë prej 6,000 denarëve që do mund t’i përdorin në ndonjë nga kapacitetet turistike të vendit, por edhe një kartelë pagese prej 3,000 denarëve që mund ta përdorin në të gjitha objektet gastronomike. Vauçerët do mund t’i shfrytëzojnë nga 15 korriku deri më 15 dhjetor 2020.