Kontrollet e limituara shkaktojnë rrëmujë në repartin e neurologjisë!

Sfida për të kapur një termin të lirë në këtë repart intern ka bërë që të gjithë pacientët në nevojë të marrin udhëzime me prioritet. Por, sërish radhët të gjata të pritjes mbeten për shkak të kontrolleve të limituar. Madje edhe stafi mjekësor numërohet në gishta. Kjo situatë ka shkaktuar revoltën e pacientëve, të cilët kërkojnë që të kthehen terminët për të mos pritur kot, kur bëhet fjalë edhe për një kontroll më të thjeshtë neurologjik. Sipas tyre detektimi me vonesë i sëmundjeve të sistemit nervor i mori në qafë. Pa e ditur se vuajnë nga ndonjë sëmundje, diagnostikimi i vonshëm ka vështirësuar gjendjen shëndetësore.

“Po pres, nuk kam termin por për rezultate pres orë të plotë dhe ende nuk di a do më pranojnë. Vetëm rezultatet duhet të na shoh mjekja, në kontroll isha javën e kaluar tani për rezultatet. Incizim kompjuterik dhe analiza laboratorike. Nga ora 9 kam ardhur ende nuk më erdhi rendi!

“Nga mëngjesi pres prej 9,30. Çfarë ju thonë? Prisni, do t’ju thërrasim! Por hynë edhe pa pritur radhën. Kush hynë ashtu duke kaluar radhën? Hynë thonë kemi të pyesim diçka dhe mbeten. Sot erdha e mërkurë se burrin kam të sëmurë invalid, më duhet mendim konzoliar për të marrë pagën e pushimit mjekësor.”

“Sot unë u lodha vetëm duke soditur sepse për hire të së vërtetës ndaj mjekëve, gjithkush që vjen janë raste urgjente, pacientë në gjendje të rëndë më karroca kështu që nuk arsyetohet kjo.”
Nga personeli i Klinikës së Neurologjisë thonë se kjo situatë është prej se ka filluar pandemia dhe janë ndërprerë terminët.

“Me termin janë në klinikën tjetër sepse ne jemi kovid qendër, ndërsa në Klinikën e Neuro-fiziologjisë ka terminë, këtu janë pacientët vetëm me prioritet. Sa ekzaminime ambulantore bëhen brenda një dite? Nuk e di, ka diku sigurisht 30 deri në 40 kontrolle, nuk i kemi numëruar por kemi”, deklaroi një administratore në Klinikën e Neurologjisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këto janë raste sporadike dhe në fund të ditës të gjithë pacientët janë shërbyer. Se duhet të rikthen terminët, pranojnë nga ky digaster, por që ende nuk tregojnë një afat që Klinika e Dermatologjisë, Neurologjisë dhe Instituti i TBC-së do të hiqen nga sistemi i kovid qendrave në mënyrë që t’ju shërbej pacientëve për sëmundjet e zakonshme që vuajnë prej vitesh.