Kontrolle të rrepta në restorante dhe kafene, gjoba për shkelje të protokolleve

Dhjetëra objekte gastonomike janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit nga inspektorati shtetëror i tregut për mosrespektimin e protokollit. Inspektorët për Alsat thonë se gjendja dje ishte shumë më ndryshe se ditën e parë kur, sipas tyre, gastronomët punuan në mënyrë të papërgjegjshme. Ata apelojnë të gjithë ta respektojnë protokollin sepse Inspektorati i tregut nuk do t’i edukojë por do t’i ndëshkojë.

“Gjendja e djeshme ishte pikërisht ajo që të gjithë prisnim të shohim, kapacitetet e objekteve të gastronomisë ishin të përgjysmuara, kishte distancë midis tavolinave dhe distancë midis njerëzve. Ne nuk jemi ata që duhet të edukojmë, ne jemi ata që kontrollojnë dhe ndëshkojnë – tha Gavro Markoski – Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Pas ditës së parë të hapjes së objekteve gastronomike, u publikuan fotografi ku shiheshin si njerëzit grumbulloheshin në grupe nëpër bare, kishte festime ku nuk ruhej distanca dhe nuk respektohej protokolli i Qeverisë.

Pas ndërprerjes së orës policore, Ministria e Brendshme regjistroi numër të shtuar të shkeljeve. Kështu vetëm tre ditët e fundit, policët kanë gjobitur 1.463 qytetarë për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Numri më i lartë ishte në 24 orët e kaluara kur 562 persona u gjobitën me nga 20 euro për mos mbajtjen e maskës.

MPB
27.08.2020 461 shkelje
28.05.2020 440 shkelje
29.05.2020 562 shkelje

Autoritetet shëndetësore vazhdimisht apelojnë për vetëdije më të lartë të qytetarëve dhe respektimin e masave në mënyrë që ta tejkalojmë pandeminë.