Kontroll në objekte hotelerie, konstatohet shërbim i alkoolit për të miturit


Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot (09.10.2022) në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00 nga Departamentet e Punëve të Brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga punonjës policie të Departamentit të Policisë me Uniformë, është kryer kontroll aksional në objektet hotelierike në territorin e të gjithë vendit përcjell KlanM.

Gjatë natës pas një aksioni kontrolli në lokalet e hotelerisë në të gjithë vendin, policia ka gjetur të mitur që kishin konsumuar alkool.

“Gjatë kontrollit janë arrestuar katër persona, tre prej të cilëve të mitur, ku është konstatuar vepër penale nga neni 215 i Kodit Penal, ku gjatë ekzaminimit tek personi me iniciale P.R.(25) nga Negotina është gjetur kokainë”, thonë nga MPB.

Nga MPB njoftojnë se gjate kontrollit të kryer nëpër ambientet e hotelerisë janë kapur edhe shtetas të huaj pa leje qëndrimi në RMV.

“Janë gjetur edhe 11 persona të mitur, si dhe janë konstatuar dy vepra penale nga neni 204 i Kodit Penal për servirje të alkoolit personave të mitur. Gjithashtu gjatë aksionit janë kapur, shtetas të huaj pa dokumentacion përkatës për qëndrim të rregulluar në RMV”./KlanMacedonia/