Kontrabandoi emigrantë, mes tyre fëmijë, arrestohet shkupjani


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar një 42-vjeçar pasi është kapur duke kontrabanduar emigrantë, mes të cilëve edhe fëmijë nëpërmjet kufirit të Bogorodicës.

“Më 13.10.2021 rreth orës 20.00 në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, policët e Stacionit policor të vendkalimit kufitar “Bogorodicë” kanë arrestuar Z.L.(42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën “Pezho” me targa të Shkupit, të cilën e ka ngasur, janë gjetur tre emigrantë nga Kuba – Ll.M.Ll.(39), R.R.D.(21) dhe një fëmijë”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Për rastin është njoftuar prokurori publik kurse emigrantët janë dërguar në qendrën tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli.

Z.Ll. është arrestuar dhe dorëzuar në Stacionin Policor në Gjevgjeli dhe pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.