Përderisa nuk dihet se kur do të rifillojnë negociatat mes Shkupit e Sofjes, respektivisht nëse të njëjtat do të mbeten pezull deri në epilogun e zgjedhjeve në Bullgaritë marsit në fqinjin lindor, Portugalia, vend që kryeson me BE-në paralajmëron se do t’i ndihmojë të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e dallimeve.
Tani kemi situatë të re, çështjet e vendosura nga Bullgaria. Qëllimi im është të bisedojmë intenzivisht me qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sepse është shumë e rëndësishme t’i dëgjojmë me shumë vëmendje argumentet e palës tjetër. Kur kjo të bëhet, lehtë mund të kuptohet se ekziston bazë, mbi të cilën mund të punohet”-tha Augusto Santos Silva, ministër i Jashtëm i Portugalisë.
Në takim me gazetarë, kryediplomati portugez, Santos Silva theksoi se fillimi i negociatave për anëtarësim me Shkupin e Tiranën është në mesin e prioriteteve të presidencës portugeze dhe se do të mundohet t’i organizojë konferencat e para ndër-qeveritare gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. “Unioni i ka kërkuar shumë Maqedonisë së Veriut pasi ka bërë shumë reforma e madje e ndryshoi edhe emrin. Ata e mbaruan detyrën e tyre. Është koha ta mbarojmë ne detyrën tonën!”, ka thënë ai.
Ndërkohë Zv/kryeministri, Dimitrov theksoi se edhe përskaj faktit që Portugalia nuk është gjeografikisht afër, ajo nuk mund të lejojë që edhe këtë vit të mos fillojnë negociatat për anëtarësim. Bashkimi Evropian nuk mund ta lejojë luksin që edhe viti 2021 të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim në zgjerimin, që mendoj se gabimisht e quajmë zgjerim, ajo realisht është kompletim. Kur rajonit të hyjë në BE, harta e BE-së nuk do të zmadhohet, do të mbetet e njëjta”-pohoi Nikolla Dimitrov, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.
Zgjerimi i BE-së nuk është aq i dukshëm në listën e 6 prioriteteve të Unionit për këtë vit. Në Deklaratën e Përbashkët të Parlamentit Evropian, Këshillit dhe Komisionit Evropian është listuar “Evropa më e fuqishme në botë”. Nën këtë moto, Unioni zotohet për forcim të brendit evropian të lidershipit global përgjegjës dhe partneritetit të fuqishëm, por në vend të marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor, thekson ato transatlantike.