Ministrit i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën e tij të përbashkët në Shkup me homologun austriak, Mihail Linhart tha se shpreson që Bullgaria përfundimisht të formojë qeverfi politike, me çka pritet që të zgjidhet kontesti me Sofjen zyrtare.Osmani thotë se pas zgjidhjes së problemit me Bullgarinë, pret që vendi të nis bisedimet për anëtarëism në BE.
“Shpresoj tani se pas ciklit të tretë zgjedhor do të kemi qeveri politike në Republikën e Bullgarisë me të cilën do të mund të vazhdojmë konstruktivitetin tonë si shtet, në tentimet për të gjetur zgjidhje, me qëllim Bashkimi Evropian të mund të implementojë vendimin e vetë, pas 12 rekomandimeve nga Komisioni Evropian”, tha mes tjerash Osmani.
I pyetur se si i komenton deklarata e partisë fituese në Bullgari, për ndryshime në përparjen e Komisionit të Përbashkët Historik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Osmani tha se vlerëson që kjo paraqet qasje racionale ndaj kontestit.
“Mendoj se toni i përgjithshëm po shkon drejt një qasje më racionale, në atë që gjithsesi, fokusi i marrëdhënieve me Republikën e Bullgarisë duhet të jenë për të tashmen dhe të ardhmen, dhe më pak për të kaluarën. Mendoj se kjo është zgjidhja e dallimeve, vetëm nëse e ndryshojmë qasjen në atë drejtim, që thjerrëzën ta kthejmë drejt të tashmes dhe të ardhmes, do të shohim se të gjitha çështjet janë lehtë të kalueshme, dhe do të mund të vazhdojmë bashkërisht drejt një fqinjësie të mirë, të qëndrueshme dhe drejt një perspektive të përbashkët evropiane”, tha Osmani.